Përgatitjet e shkollave, Kushi në Patos!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përgatitjet e shkollave, Kushi në Patos!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vijon inspektimet në shkolla për të parë nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor. Kushi pa nga afër punimet që po bëhen në shkollën 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos, e cila i është nënshtruar një rikonskruksioni të plotë.

“Këtë vit të ri shkollor edhe 252 nxënës dhe 22 mësues të shkollës 9-vjeçare “Muhamet Shehu” Patos do të zhvillojnë mësimin në mjedise të reja me laboratorë, bibliotekë dhe terrene sportive, të cilat janë rikonstruktuar, falë financimit të Qeverisë Shqiptare”, shkruan ministrja Kushi në një postim në rrjete sociale.

Sipas Ministres Kushi pjesë e projektit është edhe palestra e re.

“Pjesë e projektit është edhe palestra e re, me standardet më të mira bashkëkohore, që do të shërbejë edhe si qendër komunitare në shërbim të të gjithë banorëve të zonës”, thekson Kushi.

Gjatë inspektimit në Patos, ministrja u ndal edhe në gjimnazin “Zhani Ciko”.

“Së bashku me deputeten Antoneta Dhima, vizituam edhe gjimnazin model “Zhani Ciko” që është gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe së fundmi është pajisur edhe me laboratorë të rinj të shkencave që u vijnë në ndihmë nxënësve dhe mësuesve për një proces mësimor më cilësor”, shprehet ministrja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE