Rrihet punonjësi i policisë në Tiranë! Arma e shërbimit gjendet në vendngjarje!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrihet punonjësi i policisë në Tiranë! Arma e shërbimit gjendet në vendngjarje!

Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta.

Shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.

Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE