Parashikimi i motit për sot, dominojnë vranësirat!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për sot, dominojnë vranësirat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me masa ajrore relativisht të lagështa.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash që do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit dhe me shtrëngata afatshkurtra lokale përqëndruar në relievet kodrinore-malore gjatë orëve të mesditës e të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
15/28
Diell re

Kukës
12/25
Diell re shi

Lezhë
21/29
Diell re

Dibër
13/24
Diell re shi

Durrës
20/32
Diell re

Tiranë
19/31
Diell re shi

Elbasan
20/32
Diell re shi

Berat
16/32
Diell re shi

Vlorë
20/29
Diell re shi

Korçë
17/23
Diell re shi

Gjirokastër
16/30
Diell re shi

Sarandë
19/28
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE