Shtohen investimet në turizëm, Puka po zhvillohet si destinacion!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtohen investimet në turizëm, Puka po zhvillohet si destinacion!

E shquar gjithmonë për pastërtinë, ajrin e pastër dhe masivin e madh pyjor të pishave, Puka, dalëngadalë po kthehet në një destinacion ideal për turizëm. Investimet e bëra në vitet e fundit, kanë ndryshuar imazhin e këtij qyteti dhe turistet përveçse kënaqen me natyrën aty gjejnë edhe bujarinë e e banoreve, të cilët janë larguar por po kthehen gjatë stinës se verës.

“Është një qytet shume i bukur ne mes të maleve. Është kënaqësi kur shikon kaq shumë gjelbërim dhe ne mes të qytetit, mund të shijosh edhe liqenin. Për Pukën, lexova tek guidat në France dhe vendosa ta vizitoj.”- shprehet një turiste.

“Kemi mbërritur 2 dite me parë në Puke dhe është qytet i këndshëm. Po kënaqemi! Tani do shkojmë deri në Valbonë pastaj në Berat dhe Sarande.”

“Vend shumë i bukur me një natyre të veçantë. Kemi mbërritur dje dhe kemi parë pak por po ja kalojmë shumë mirë.”

Vetë banorët thonë se Puka ka ndryshuar dhe ka më shumë turistë por kërkojnë që të këtë me shume mundësi punësimi. “Mjeshtri i Madh” i Sportit Perparim Laci, njëherësh përfaqësues i operatoreve turistik thotë se mungesa e certifikatave të pronësisë, ka ngadalësuar shume zhvillimin e turizmit në Pukë. Në Pukën qe ofron turizëm gjithëvjetor, ka nisur edhe ndërtimi i parkut të aventurave që përfshin një Zip-line prej 1.2 kilometrash dhe rreth 25 lojëra për të gjithë grup-moshat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE