23-25 shkurt Karnavalet e Shkodrës, kryeministri Rama sjell atmosferën e përgatitjeve!

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
23-25 shkurt Karnavalet e Shkodrës, kryeministri Rama sjell atmosferën e përgatitjeve!

“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, sot në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama përcjell atmosferën e përgatitjeve të Karnavaleve në Shkodër. Shefi i qeverisë sjell pamje nga “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e tre ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23 deri më 25 shkurt, të fundjavës së ardhshme.

Një grup shumë i madh fëmijësh, të rinjsh e të rriturish janë përfshirë në atmosferën e Karnavaleve: nxënës e mësues, artistë, instrumentistë e akrobatë, artizanë e  bejtexhinj, punonjës të hotelerisë e kulinarisë, fotografë e dizenjues…të gjithë me pasionin për t’i dhuruar Shkodrës një fundjavë plot ngjyra, humor, shpoti e shpresë.

Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen. Fesimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, kur për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve 90-të.

>

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49656 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE