“Tani e dua më shumë”/ Fero flet pas dhunës që ushtroi ndaj Arbenitës

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tani e dua më shumë”/ Fero flet pas dhunës që ushtroi ndaj Arbenitës

Reperi i njohur, Fero, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ku ndër të tjera foli për skandalin me partneren e tij, Arbenita Ismajlin.

Ai deklaroi se është penduar për dhunën e ushtruar ndaj Arbenitës dhe çdo veprimi tjetër të keq.

“Nuk është turp me kërku falje por turp është që të përsëritësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi.”– tha artisti.

Më pas, reperi u shpreh se tashmë e do Arbenitën 200 herë më shumë sesa më parë, duke iu kërkuar më pas falje gjithë personave që mund tu ketë bërë padrejtësi.

“E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë tanë nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.

Për dhunën e ushtruar, reperi qëndroi disa ditë në paraburgim. Ai tregoi se teksa ishte ende në qeli, u udhëzua nga Allahu që të bëhet predikues i fesë Islame.

“Un jam udhëzuar në burg ditën e tretë. Allahu më ka udhëzuar në burg.”– tha artisti

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48797 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE