Parashikimi i motit, vendi nën ndikimin e masave të ftohta ajrore!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, vendi nën ndikimin e masave të ftohta ajrore!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet me kthjellime, si edhe me alternime vranësirash kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht në relievet malore në lindje të territorit shqiptar. Në zonat luginore në orët e mëngjesit pati mjegull të dendur/ mjegullinë duke u bërë shkak për shikim të reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore e në zonat luginore era është intensive me shpejtësi nga 8 deri në 12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1- 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
-1/13
Diell re

Kukës
-4/6
Diell re

Lezhë
2/14
Diell re

Dibër
-4/8
Diell re

Durrës
2/15
Diell re

Tiranë
3/16
Diell re

Elbasan
4/16
Diell re

Berat
-3/17
Diell re

Vlorë
3/16
Diell re

Korçë
-5/5
Diell re

Gjirokastër
-3/14
Diell re

Sarandë
4/17
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE