Akuzohen për krime zgjedhore/ Gjykata jep vendimin për shefin e zjarrfikëses dhe vartësve të tij!

vovalbania September 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzohen për krime zgjedhore/ Gjykata jep vendimin për shefin e zjarrfikëses dhe vartësve të tij!

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia drejtorin e zjarrfikëses së Cërrikut dhe 4 të arrestuarit e tjerë që u vunë në pranga 3 ditë më parë. Gjyqtarja Matilda Fetahu caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjon Taçin, e po ashtue dhe për 2 vartësit e tij, Armand Gjoka e Adnand Xhelili, punonjësin e tatim-taksave Agiano Dinoshi dhe përgjegjësin e OSHEE Cërrik Alban Shima.

Gjyqi ndaj 5 të arrestuarve të akuzuar për krime zgjedhore dhe falsifikim dokumentesh u zhvillua me dyer të mbyllura.

Drejtori i Zjarrfikësës Cërrik dhe 4 të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Elbasanit se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të papaguara në Bashkinë e Cërrikut; kur ligji e ndalon angazhimin e punonjësve të administratës në zgjedhje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE