“Projekte konkrete…”, Balluku zbardh takimin në Abu Dabi!

vovalbania September 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Projekte konkrete…”, Balluku zbardh takimin në Abu Dabi!

Ministrja Belinda Balluku përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se së shpejti në Shqipëri do vihen në zbatim disa projekte strategjike për vendin.

Gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Balluku shkruan se u diskutua edhe për forcim të marrëdhënieve të dy shteteve në fushën e ekonomisë, turizmit, instrastrukturës dhe inovacionit.

Ministrja bëri me dije se shumë shpejt do zbardhen dhe diskutimet e bëra në tryezë me ministrin HH Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Postimi i ministres Belinda Balluku në FaceBook:

Abu Dabi, me HH Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme të ??Emirateve të Bashkuara Arabe diskutuam mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare. Energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të ?bashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COP 28. EBA është një vend partner që na ka mbështetur në vijimësi. Më tej kemi diskutuar projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për ??Shqipërinë , por dhe për rajonin , në prani dhe të Reem bint Ibrahim Al Hashemy, Ministre për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Mohamed Hassan Al Suëaidi, Ministër i Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Muajt në vazhdim do të jenë shumë premtues dhe mezi pres të ndaj me publikun vendimet që kemi marr gjatë kësaj vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50544 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE