Nga Nora Istrefi me flokët gjysmë të qethura deri tek Arbana Osmani, VIP-at që bënin pushime ekonomike (Foto)

vovalbania September 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga Nora Istrefi me flokët gjysmë të qethura deri tek Arbana Osmani, VIP-at që bënin pushime ekonomike (Foto)

Me përfundimin e gushtit, për disa artistë është edhe nisja e sezonit të pushimeve. Pasi kanë lënë pas një sezon të ngarkuar me aktivitete të shumta, edhe ata i janë drejtuar bregdetit.

E duket se kështu ka qenë gjithmonë për ta, ku edhe para 10 vitesh, pasi përfundonin angazhimet e tyre, gjenin kohë për të pushuar me partnerët apo miqtë e afërt.

Është koha t’i hedhim një sy pushimeve të tyre, ku jugu i vendit tonë ishte plot me personazhe të famshëm.

Ami dhe Ermali pushime “low-cost”

Shpesh në rrjetet sociale ata na kanë publikuar foto nga pushimet, ku natyrisht nuk mungojnë edhe dy fëmijët, por para 10 vitesh krejt ndryshe duket tabloja për të dy.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Nora dhe Roberti e kalonin kohën në jugun e vendit përgjatë verës. Të gjithë e kujtojmë Norën kur vendosi të qethte gjysmën e kokës së saj, në ndjekje të modës së momentit.

Arbana Osmani, kur pushonte në Jug dhe gjente kohë për të lexuar

Ditët e fundit Arbana Osmani është rikthyer pas 3 vitesh në jug të vendit tonë, ku veçse ka shijuar kohën me familjen, ka identifikuar edhe problemet e turizmit të kësaj zone të vendit tonë.

Por vite më parë, Arbana ka qenë ndër frekuentueset më të “zjarrta” të Jugut. Dhe ja ku janë këto pamje, ku na tregojnë një tjetër Arbanë, e cila krejt e vetme në shezlong zgjidhte të lexonte si për të shfrytëzuar sa më mirë kohën e lirë. Mision ky që duket pak më i vështirë sot, ku pushon me tre fëmijë të vegjël.

Bleona Qerreti pushime e angazhime në Dhërmi

Thuajse çdo verë, Bleona Qerreti zgjidhte të rikthehej në Shqipëri, kryesisht edhe për të shijuar disa ditë në jug të vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE