Rrezikonin të fundoseshin/ Policia ndërhyn të shpëtojë dy turistët në orët e para të mëngjesit!

vovalbania September 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrezikonin të fundoseshin/ Policia ndërhyn të shpëtojë dy turistët në orët e para të mëngjesit!

Dy turistë janë shpëtuar pasi rrezikoheshin të mbyteshin në afërsi të gjirit të Durrësit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, të mëngjesit të sotëm, ku gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues gomone kishte pësuar defekt.

Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me mjet lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE