Surprizon “Love Island”, vjen për herë të parë në Shqipëri me një super risi

vovalbania September 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surprizon “Love Island”, vjen për herë të parë në Shqipëri me një super risi

“Love Island”, patenta ndërkombëtare nga “Itv studios” vjen për herë të parë në Shqipëri.

Programi i dashurisë do të startojë sonte nën moderimin e Luana Vjollcës. Por krahas surprizave që do të sjellë programi, vjen edhe një tjetër lajm i mirë.

Ai do të sjellë risi edhe në aspektin e mbulimit online dhe ndërveprimit me publikun.

Një website dedikuar formatit “Love Island” vjen për publikun në adresën:

https://loveisland.tvklan.al

Atje ju do të zbuloni gjithçka për konkurentët, lajme dhe video ekskluzive nga vila e dashurisë.

Prisni se ka akoma!

Nga sot është publikuar edhe aplikacioni zyrtar i “Love Island Albania” për telefonat Android dhe në iPhone, iOS.

https://www.instagram.com/p/CwvSp6zN07n/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Fati i rrugëtimit të ‘islanders’ do të jetë edhe në dorën tuaj përmes votimit ekskluziv në aplikacion, pa asnjë pagesë shtesë ju mund të zgjidhni të preferuarin tuaj.

Në aplikacion do të gjeni çdo video, prapaskena, foto nga brenda vilës, takimet e çifteve, por edhe surpriza që do t’iu bëjnë të qëndroni çdo moment të lidhur pas Love Island Albania.

Ndërkohë çdo të dielë do të kemi mundësinë të ndjekim live spektaklin në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE