Ulje drastike e shqiptarëve me gomone, Suella Braverman vlerëson bashkëpunimin me qeverinë shqiptare!

vovalbania September 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ulje drastike e shqiptarëve me gomone, Suella Braverman vlerëson bashkëpunimin me qeverinë shqiptare!

Suella Braverman sekretare shteti për çështjet e brendshme në qeverinë angleze, në një intervistë për Daily Telegraph flet për sfidat në përballimin e valës së re të emigrantëve që mbërrijnë me gomone.
Ajo thotë se është shënuar progres në uljen drastike numrit të Shqiptarëve mbërritur me gomone gjatë 2023.

“Qeveria shqiptare ka dëshmuar në të qënurin, një partner shumë konstruktiv në përballimin e kësaj sfide të përbashkët. Shifrat janë ulur. Megjithatë për ne mbeten të larta. Unë nuk do të ndalem deri, sa numrat të jenë tejet tejet të ulëta”- shprehet ajo.

Pas përmirësimit të motit në Francë, të shtunën në brigjet angleze mbërritën 12 gomone me 827 persona.

Pavarësisht përpjekjeve të shumëfishta të qeverisë angleze ku përfshihen miliona stërlin pagesë Francës në ndalimin e gomoneve numri të mbërriturve këtë vit deri më tani është 20,700.

Shifrat tregojnë se numri të mbërriturve me gomone këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar është 20% më pak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49451 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE