Ja pse nuk duhet të rezervoni afër këtij vendi në avion në udhëtimin e radhës

vovalbania September 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja pse nuk duhet të rezervoni afër këtij vendi në avion në udhëtimin e radhës

Pozicioni afër dritares, sa herë ju udhëtoni me avion ka padyshim avantazhet e veta. Ju keni një pamje të qartë para syve, ndërsa jeni duke fluturuar. Madje, jeni gati të paguani më shumë vetëm që të uleni afër dritares. Por, para se ta bëni këtë kini parasysh lëkurën tuaj.

Kujdesi për lëkurën mund të jetë gjëja e fundit që ju vjen në mendje kur udhëtoni me avion. Ekspozimi në xhamin e dritares së avionit gjatë gjithë udhëtimit dhe rreziku i rrezeve UV janë aty si një kërcënim për lëkurën tuaj.

Rrezet UV dhe ndikimi në lëkurë

Duke qenë se jeni duke fluturuar në lartësi, jeni më afër diellit dhe kjo do të thotë se jeni përballë me rrezet e forta ultravjollcë (UV). Ekzistojnë dy lloje të rrezeve UV që arrijnë në tokë dhe mund të shkaktojnë dëm në lëkurën tuaj, UVA dhe UVB. Rrezet UVA e dëmtojnë lëkurën edhe në ditët me re, ndërsa rrezet UVB janë shkaktarët e djegieve nga dielli. “Rrezet UVA janë më të gjata dhe mund të depërtojnë përmes xhamit e të arrijnë deri në shtresat më të thella të lëkurës,” tha dermatologu Magnus Lynch për “The Sun”.

Ka shumë rëndësi destinacioni

Vendndodhja bën një ndryshim në lidhje me sasinë e ekspozimit në diell. Sa më afër ekuatorit të jeni, aq më të forta janë rrezet UV. “Nëse jeni duke fluturuar mbi Spanjë, shanset janë që do të ekspozoheni më shumë ndaj rrezeve UV sesa nëse do të fluturonit mbi një vend nordik më vonë gjatë ditës,” tha për “The Sun”, dermatologu Firas Al-Niaim.

Në fluturimin tuaj të ardhshëm, mendoni për lëkurën përpara se të rezervoni dhe zgjidhni vendin më të mirë në avion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE