Arrestohet për sulm seksual në Festivalin e Filmit në Venecia aktori spanjoll Gabriel Guevara!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet për sulm seksual në Festivalin e Filmit në Venecia aktori spanjoll Gabriel Guevara!

Ylli i filmit “Cuipa Mia” Gabriel Guevara është arrestuar së fundmi në Festivalin e Filmit në Venecia. Aktori spnajoll kishte një urdhër ndërkombëtar kundër tij për një sulm të dyshuar seksual në Francë. Policia e Venecias konfirmoi arrestimin, i raportuar fillimisht nga e përditshmja e Venecias La Nuova. Gjykata e Apelit do të vendosë për çështjen e aktorit përpara se të fillojë procedura e ekstradimit.

Për momentin nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin apo arrestimin. Guevara u arrestua një ditë përpara se të merrte çmimin për ‘aktorin më të mirë të ri’, të dhënë nga Filming Italy. Ndërkaq, me lajmin për arrestimin e tij, Filming Italy anuloi çmimin. Guevara fitoi famë në vitin 2018 si Cristian Miralles Haro në sezonin e parë të “Skam España”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE