Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani dy banane në ditë?!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani dy banane në ditë?!

Bananja është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokallet të marra së bashku. Përfitimet e këtij fruti janë të shumta për trupin.

Bananja është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6. Ato i bëjnë njeriut vetëm mirë, megjithatë banania nuk është për të gjithë, sidomos për njerëzit me sëmundje të caktuara.

Nëse ju konsumoni 2 banane në ditë do të merrni përfitimet e mëposhtme:

210 Kalori
900 mg Kalium (24% DRD)
54 g Karbohidrate (18% DRD )
2 g Fibër (24% DRD)
28 g Sheqer
6 g Proteinë (4% DRD))
2% Vitaminë A
34% Vitaminë C
2% Hekur
40% Vitaminë B6
16% Magnez

Ekspertët thonë se konsumi i dy bananeve në ditë do të furnizojë trupin me 900 mg kalium, që i bën mirë zemrës dhe mirëmban tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme. Sipas tyre, balancat mes kripës dhe kaliumit janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut.

Nivelet e larta të vitaminës C që përfitoni nga ngrënia e dy bananeve në ditë, do të fuqizojnë sistemin imunitar dhe minimizojnë rrezikun e sëmundjeve. Bananja është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve.

Bananet përmbajnë fibër por edhe sheqer. Pavarësisht nivelit të lartë të këtij të fundit, fibra do të balancojë përthithjen e tij në organizëm. Ekspertët thonë se ngrënia e dy bananeve në ditë është një mënyrë shumë e mirë për tu kujdesur për zemrën.

Megjithatë, kjo sasi nuk është e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Megjithatë, duhet të dini që për të arritur nivelet e rrezikshme të kaliumit, ekspertët thonë se duhet të hani 400 banane në ditë, dhe kjo është krejt e pamundur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49967 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE