Deputeti shqiptar bëhet pjesë e “Dancing With the Stars”

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deputeti shqiptar bëhet pjesë e “Dancing With the Stars”

Një tjetër emër i njohur përflitet se do bëhet pjesë e “Dancing with the Stars”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekran, larg kostumit të politikanit.

Korreshi i ka thënë “Po” ofertës së “Top Channel” për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”, shkruan “Vip Magazine”.

Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.

Kujtojmë se vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha dhe balerini Luixhino.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49447 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE