Mbi 18 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 53-vjeçari grek!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 18 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 53-vjeçari grek!

Një 53-vjeçar grek është vënë nën hetim, pasi u kap në pikën kufitare të Kakavijës në tentativë për të dalë nga Shqipëria me mbi 18 mijë euro të padeklaruara, të cilat i kishte fshehur në makinë. Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek E.R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 mijë e 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek E.R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE