Dhjetëra shoferë të arrestuar në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhjetëra shoferë të arrestuar në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!

Një 22-vjeçar i larguar nga banesa ndonëse në arrest shtëpie, u kap në pikën kufitare të Muriqanit. I riu ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Krujës për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjatë kontrollit nga policia, ai nuk është gjetur në banesën ku duhej të kryente masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në një tjetër zhvillim, një 21-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 45-vjeçari në Shkozet.

I riu K. Xh dyshohet se për motive të dobëta e ka goditur me grushte 45-vjeçarin.

Po ashtu në Durrës është arrestuar një 28-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Në përpjekje për të rritur sigurinë rrugore, në Tiranë janë ndëshkuar me masa administrative 10,641 drejtues makinash që kanë shkelin rregullat e qarkullimit.

Në pranga dhe nën hetim janë vënë 19 drejtues automjetesh, të cilët kanë qenë në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.

-Janë vendosur 85 masa administrative, për xhama të errësuar.

-Janë vendosur 476 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

-Janë vendosur 801 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

-599 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

-638 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

-Janë vendosur 716 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

-Janë bllokuar 9 automjete.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE