Pas skandalit ku u kapën në momente intime, Kanye West dhe e dashura e tij vendosen në ‘listën e zezë’ në Venecia

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas skandalit ku u kapën në momente intime, Kanye West dhe e dashura e tij vendosen në ‘listën e zezë’ në Venecia

Kanye West dhe partnerja e tij Bianca Censori thuhet se janë ndaluar përgjithmonë nga një kompani veneciane varkash pas ekspozimit të pahijshëm të reperit së fundmi.

Venezia Turismo Motoscafi, e cila i dha me qira varkën çiftit, i tha ‘Daily Mail Australia’ të dielën se West dhe Censori “nuk do të jenë më të mirëpritur” në asnjë prej anijeve të tyre.

Në një deklaratë për median, kompania pretendoi se punonjësit e tyre nuk ishin plotësisht në dijeni se fituesit të Grammy-it i kishin rënë pantallonat në bord derisa fotot u bënë publike javën e kaluar.

Kompania italiane dënoi më tej momentin e West dhe Censorit, duke thënë:

“Ne shkëputemi plotësisht nga akte dhe sjellje të tilla. West dhe gruaja e tij me siguri nuk do të jenë më të mirëpritur në bordin e anijeve të kompanisë sonë.”

Përgjigja e kompanisë vjen gati një javë pasi fotot e 46-vjeçarit ndërsa po udhëtonte në kanalet e Venecias bënë xhiron e rrjetit.

Reperi i “Flashing Lights” “u martua” me arkitekten australian në një ceremoni jo ligjore në janar – dy muaj pas finalizimit të divorcit nga Kim Kardashian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE