Drithërat e Ukrainës, sot në fokus të takimit Erdogan-Putin!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drithërat e Ukrainës, sot në fokus të takimit Erdogan-Putin!

Sot takohen presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe i Rusisë Vladimir Putin, me synim ringjalljen e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase para nisjes së korrjeve gjatë vjeshtës.

Ky do të jetë takimi i parë kokë më kokë mes Erdoganit e Putinit që nga tetori i vitit të kaluar dhe vjen në kohën kur forcat ruse po përballen me kundërofensivën ukrainase, që pas tre muajsh betejash brutale në frontin jugor të Ukrainës, po shfaq sukses.

Samitin joformal në resortin e Detit të Zi në Soçi, lideri turk shpreson ta përdorë si bazë për negociata paqeje. Por, të dy palët duan të mbajnë negociata vetëm sipas kushteve të tyre.

Erdogan është një prej liderëve të paktë të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s që ka mbajtur kontakte të hapura me Putinin. Ata kanë raporte të ngushta, por duket se marrëdhënia e tyre u forcua që kur Rusia nisi “operacionin e posaçëm ushtarak”, pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, shkurtin e vitit të kaluar.

Vendimi i Putinit për të ulur dhe vonuar pagesat e Turqisë për importet e gazit rus ka ndihmuar në lehtësimin e krizës ekonomike, që për pak i humbi zgjedhjet presidenciale Erdoganit, të mbajtura në maj.

Ankaraja u kundërpërgjigj duke refuzuar që t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës dhe Turqia është bërë një shtet kyç për aksesin e Rusisë në mallra e shërbime.

Por, Erdogani edhe e ka irrituar Putinin pasi furnizoi Ukrainën me armë e gjithashtu ka mbështetur ambiciet e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO.

Kremlini u zemërua veçanërisht kur në korrik, Erdogani lejoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Turqi, të merrte në Ukrainë pesë komandantë që Rusia dërgoi në shtetin turk. Ky ishte një këmbim i madh të burgosurish.

Komandantët duhej të qëndronin në Turqi dhe Kremlini paralajmëroi se kjo gjë “do të merret parasysh në marrëveshjet e ardhshme” me Erdoganin.

Megjithatë, tani Moska dhe Kievi po kërkojnë mbështetjen e Erdoganit sa i përket mosmarrëveshjeve të tyre për eksportin e drithërave e armiqësive në Detin e Zi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE