Sondazhi i TAR/ Mendoni se veshjet islamike në shkollat franceze duhet të cilësohen si ‘sulm politik’?

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/ Mendoni se veshjet islamike në shkollat franceze duhet të cilësohen si ‘sulm politik’?

Ministri i Arsimit i Francës, Gabriel Attal, tha më 27 gusht se fustanet e gjata e lirshme, me origjinë nga Lindja e Mesme, nuk do të lejohen më në shkolla nga viti i ri shkollor që nis javën e ardhshme, sepse e shkelin ligjin laik. Sipas tij:

Veshja e fustaneve abaja nga disa vajza myslimane në shkollat franceze është sulm politik.

Abaja është një fustan që mbulon tërë trupin, përveç kokës, dhe kombinohet me një hixhab apo mbulesë tjetër e kokës nga gratë myslimane në vende e botës myslimane, kryesisht në Lindjen e Mesme. Veran tha se:

Abaja është qartazi veshje fetare dhe sulm politik, shenjë politike, si përpjekje për konvertim në islam. Shkolla është laike. Ne e themi këtë në mënyrë shumë të qartë por të prerë: nuk është vend për atë veshjen e rrobave fetare. Qeveria e ka bërë të qartë se abaja nuk e ka vendin në shkolla. Shkollat tona po sprovohen. Muajt e fundit, shkelja e rregullave laike është rritur dukshëm, posaçërisht për veshjen e rrogave fetare, siç është abaja apo qamisi, të cilat janë parë – dhe kanë mbetur – në disa institucione.

TAR ka bërë një sondazh, ku ka pyetur shqiptarët se a cilësohen si ‘sulm politik’ veshjet islamike në shkollat franceze. Rezultatet janë si më poshtë:

Po 42%

Jo 55%

Nuk e di 3%

Sondazhi ynë i ri është: “A mendoni se takat e larta kanë dalë jashtë mode këtë verë?”

Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE