Kryeparlamentarja Nikolla: Basha kryetar grupi i PD-së/Bardhi: Mos provokoni!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeparlamentarja Nikolla: Basha kryetar grupi i PD-së/Bardhi: Mos provokoni!

Debatet shënuan të parën seancë të këtij sesioni të ri parlamentar që nisi sot. Në to u përfshinë deputeti demokrat, Gazment Bardhi dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila njoftoi se kreu i Grupit të PD-së është Lulzim Basha.

Sot në orën 09:00 kam marr një njoftim nga PD-ja, që në zbatim të rregullores së Parlamentit më vë në dijeni se kryetari i grupit është Basha.

Njoftimi nuk u prit mirë nga Gazment Bardhi, i cili nuk njeh shkarkimin e tij. Në sallën e Kuvendit deklaroi se kryetarin e grupit të PD-së nuk mund ta zgjedhë Partia Socialiste.

Ju mund të talleni me qytetarët, por ta harroni që kryetarin e grupit të PD-së ta zgjedhë Partia Socialiste. Ti dhe Rama, t’i bëni llogaritë mirë! Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Parlament të jenë lexuar njoftimet e partive politike. Ato ta kryejnë veprimtarinë e tyre jashtë kësaj salle. Janë deputetët që vendosin kush është kryetari i grupit parlamentar. Ju lutem, mos provokoni deputetët e opozitës! Ky është paralajmërim i qetë dhe qytetar. Kuvendi ka grupet parlamentare. Edi dhe Veliaj nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit të Partisë Demokratike.

Edhe jashtë Kuvendit, Bardhi tha se nëse Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19-të do të jetë e Bardhit.

Kreu i grupit zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do të kem shumicën, unë do të jem kreu i grupit. E kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin që nëse Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19-të do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq borxh ia kam për hir të bashkëpunimit.

Ndërkohë, Bledi Çuçi sot u prezantua si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi u mor nga Asambleja e Partisë Socialiste e mbajtur në korrik dhe sot ai ka marrë miratimin e deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Në anën tjetër, Sali Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij dhe të deputetëve që e mbështesin, në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi e që do të zhvillohet nesër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE