Angli/ Ministri i Emigracionit i tregon parlamentit shifrën e shqiptarëve të depërtuar!

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Angli/ Ministri i Emigracionit i tregon parlamentit shifrën e shqiptarëve të depërtuar!

Ministri anglez i Emigracionit Robert Jenrick bëri këtë të martë në parlament një deklaratë për emigrantët e paligjshëm që vijnë nga Shqipëria.

Jenrick tha se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë.

Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90 për qind të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale.

Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 emigrantë të paligjshëm. Kjo shifër, është 75 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi ministri anglez i Emigracionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE