Luiz Ejlli heq nga Instagrami Ronaldo Sharkën, ky i fundit ‘hakmerret” me Kiara Titon!

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli heq nga Instagrami Ronaldo Sharkën, ky i fundit ‘hakmerret” me Kiara Titon!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Marrëdhëniet e Ronaldo Sharkës me Luizin dhe Kiarën prej kohësh nuk kanë qenë të mira, ku dhe ka pasur kunja, thumbime dhe deklarata të shumta në rrjete sociale. Duket se ende gricjet mes tyre vazhdojnë dhe së fundmi është vënë re se Luizi ka hequr nga Instagrami Ronaldon dhe ky i fundit nuk e ka lënë me kaq e duket se për të qenë 1 me 1 ka hequr Kiarën nga ndjekësat.

Para disa ditësh Luizi dhe Elvis Pupa kanë treguar për ndjekësit se kanë një surprizë për ta që ende nuk e kanë zbuluar. E mesa duket surpriza e tyre është bashkëpunimi muzikor, projekt për të cilin Luizi ka folur shpesh këto ditë. Këtë e ka treguar vetë Elvisi me anë të një Instastory, ku ka postuar një foto, ku duket ai gjatë një videoklipi kënge dhe ka etiketuar Luizin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51665 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE