Sveçla: Në veri të Kosovës zbulohet sasi e madhe armatimi

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sveçla: Sot fillon shqiptimi i masës së qortimit për targat ilegale

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe armatimi në veriun e Kosovës, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, aksioni u krye në Zveçan – komunë në veri e banuar me shumicë serbe – ku u bastis një shtëpi, që sipas Sveçlës përdorej si “bazë për armatimin e veriut të Kosovës”.

“Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe”, tha Sveçla.

Ai tha se në aksionin e Policisë së Kosovës u gjetën armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë.

“Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it”, tha Sveçla duke shtuar se “veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit”.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e rendit kryejnë aksione kundër kontrabandës në veri. Rasti i fundit ishte në gusht, kur Policia e Kosovës kishte konfiskuar mbi 1.200 fishekë në fshatin Rudine të Zveçanit.

Përveç aksioneve kundër mallrave kontrabandë, autoritetet në të kaluarën kanë kryer aksione në veri edhe kundër kriptovalutave, mihja e të cilave është ilegale në Kosovë.

Situata në veri të Kosovës në fund të majit u tensionua, pasi banorët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë.

Kryetarët u zgjodhën në prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata serbe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE