Me kë e ka? Fjolla Morina ‘thumbon’ në rrjete sociale:”Kam frikë të kaloj afër njerëzve!”

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me kë e ka? Fjolla Morina ‘thumbon’ në rrjete sociale:”Kam frikë të kaloj afër njerëzve!”

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen me anë të një shprehje që padyshim duket si një ‘thumbim’ në Instastory. Teksa ka postuar një ‘selfie’ të sajën, krahas këngëtarja shkruan:

Dikur kisha frikë të kaloja afër varrezave, tani kam frikë të kaloj afër njerëzve.

Përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo. Rikujtojmë se me anë të një Instastory, Fjolla na ka treguar se ndodhet në spital me një serum të vendosur, por krahas nuk ka zgjedhur të na zbulojë se çfarë ka ndodhur me të.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla publikoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE