Tre mësues vetëvriten brenda dy muajsh për shkak të bullizmit, protesta në Korenë e Jugut!

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre mësues vetëvriten brenda dy muajsh për shkak të bullizmit, protesta në Korenë e Jugut!

Tre mësues janë vetëvrarë brenda dy muajsh për shkak të bullizmit nga prindërit e nxënësve të tyre në Korenë e Jugut. Kjo ka nxitur protestat ku më shumë se 200 mijë protestuan pasi një 23-vjeçare u vra si pasojë e bullizimit nga ana e prindërve të fëmijëve. Leen Min So kishte shkruar në ditarin e saj se ndihej keq sa herë hynte në klasë përgjatë muajve të fundit. Ajo u gjet e vetëvrarë në fund të muajit korrik. Kjo ngjarje ka shkaktuar zemërim dhe protestat masive pritet të vijojnë edhe përgjatë kësaj jave.

Koreja e Jugut ka miratuar përpara disa vitesh Aktin e Mirëqënie së Fëmijëve dhe nëse mësuesit ndërmarrin qoftë edhe masa të thjeshta disiplinore për sjelljen e fëmijëve, apo nëse prindërit e të miturve ankohen këta mësues shkarkohen nga puna. Gjatë 6 viteve më shumë se 100 mësues të shkollave publike kanë kryer vetëvrasje për shkaqe që lidhen me profesionin. Koreja e Jugut ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve mes vendeve të zhvilluara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49062 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE