Mijëra spanjollë në protesta kundër planit për t’i amnistuar separatistët katalanas!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mijëra spanjollë në protesta kundër planit për t’i amnistuar separatistët katalanas!

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan nëpër qytetet e Spanjës  kundër planeve të kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, për t’i amnistuar separatistët katalanas në këmbim të mbështetjes së tyre për një mandat të ri në Qeveri.

Të enjten, Qeveria arriti marrëveshje me partinë separatiste katalanase, Junts, e cila përfshin edhe miratimin e një ligji kontestues për t’i amnistuar të dënuarit për tentimin e Katalonjës për t’u ndarë nga Spanja më 2017.

Kjo marrëveshje e tronditi vendin, dhe konservatori Sanchez u akuzua nga kundërshtarët se po e rrezikon rendin dhe ligjin për përfitime të veta politike.

Autoritetet thanë se rreth 80.000 njerëz dolën në protestë në Madrid, ndërsa PP-ja, e cila i thirri protestat nëpër qytetet spanjolle, tha se rreth një milion protestuan të dielën.

Shumë protestues mbanin flamuj spanjoll dhe të Bashkimit Evropian, si dhe slogane me mbishkrimin “respektojeni Kushtetutën”.

Pas zgjedhjeve të 23 korrikut, socialistët negociuan për disa javë më parti më të vogla, përfshirë atë të ekstremit të djathtë, Sumar dhe partitë nacionaliste baske, katalanase dhe galciane.

Mbështetja e konfirmuar nga Junts, si dhe nga Partia Nacionaliste Baske, do t’i jepte Sanchezit një shumicë dërrmuese në Kongresin e Deputetëve, ku pritet të votohet koalicioni i tij në ditët në vijim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE