“Nëse kam biletë kthimi…” Deklarata e Lisit për strategjinë e tij në “BBV3”!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nëse kam biletë kthimi…” Deklarata e Lisit për strategjinë e tij në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe. Kutia e parë e Pandorës në këtë sezon, u bë një tjetër shkak debati, teksa Graciano çoi direkt në nominim Heidin, Lisin dhe Romeon. Por pse duhet të qëndrojë Lisi në “BBV3”?! Ja si u shpreh banori.

Me thënë të drejtën nuk e kam pritur që të dilja në këtë nominim. Kisha dhe unë një strategji dhe ka qenë e vërteta. Në momentin që unë nuk jam goditur apo provokuar asnjëherë nuk kisha pse ngacmohesha kur Romeo bënte debate me Gazin. Ju të gjithë nuk më njihni mua, por njihni njerëz që më njohin dhe nëse do t’ju rastisë të flisni do t’ju tregojnë që unë këtu në shtëpi jam si ai personi që jam jashtë.

Unë nuk kam asnjë lloj meraku nëse dal. I vetmi është mospërballja me ndonjërin nga ju për debate konstruktive si e shoh unë, mbase e kam gabim. E kam thënë gjithmonë dhe e them që këtu është një lojë që secilit nga ne i përshtatet me karakterin që ka dhe jashtë. Nëse nesër marr biletë kthimi, ndryshimi do të jetë 360 gradë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE