“A i more ato 5 mijë euro o pabuks?”/ Ja përgjigja epike që Ronaldo i kthen ndjekësit

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“A i more ato 5 mijë euro o pabuks?”/ Ja përgjigja epike që Ronaldo i kthen ndjekësit

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Ai ndan me 171 mijë ndjekësit e tij foto e video të ndryshme nga përditshmëria.

Por jo vetëm kaq, pasi ai ka fituar popullaritet edhe me memet e shumta që bën, ku herë pas here si protagonistë ka ish-banorët e edicionit të dytë të BB VIP.

Por ditën e sotme, moderatori i njohur ka postuar në “Instastory” disa mesazhe dhe komente që ka marrë nga disa persona. Reagimet e këtyre të fundit kanë ardhur pasi ai uroi publikisht Megi Pojanin, e cila është zyrtarisht moderatore e këtij edicioni të “Për’puthen”.

Sipas tyre, Ronaldo e bëri këtë postim për inat të Kiara Titos, e cila është përfolur shpesh si pretendente për moderimin e emisionit të dashurisë.

Ndërkohë dikush i ka kujtuar sërish 5 mijë eurot që Luiz Ejlli i kishte premtuar teksa ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“A i more ato 5 mijë euro o pabuks?”, ishte një koment që Ronaldo e postoi në “Instastory” dhe bashkëngjitur me të ai shkruante me humor:

“Tani që e mendoj s’kam vërtetë bukë në shtëpi, duhet me ble”.

“A i more ato 5 mijë euro o pabuks?”/ Ja përgjigja epike

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE