Tre vende evropiane masa paraprake për forcimin e mbrojtjes! Nisin bisedimet për blerjet e përbashkëta të municioneve!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre vende evropiane masa paraprake për forcimin e mbrojtjes! Nisin bisedimet për blerjet e përbashkëta të municioneve!

Gjermania, Holanda dhe Danimarka janë në bisedime për prokurimin e përbashkët të municioneve ndërsa kombet përpiqen të mbyllin boshllëqet në rezervat e tyre në mënyrë që të furnizojnë Ukrainën.

“Gjermania është e gatshme të hapë kontratat për prokurimin e municioneve me partnerët tanë, siç u zotua ministri i mbrojtjes Boris Pistorius në fillim të këtij viti,” tha një burim për Reuters.

Burimi nuk ofroi asnjë indikacion për llojin e municionit apo shkallën e bashkëveprimit.

Nga na tjetër lufta vijon, në Kiev kanë mbetur të paktën 28 ​​të plagosur nga sulmi rus në tregun Kostiantynivka, në rajonin e Donetskut, në të cilin tashmë janë konfirmuar 16 viktima, përfshirë një fëmijë.

Gazetarët e Associated Press të cilët ishin të pranishëm në momentet kur ndodhi sulmi, thanë panë trupa njerëzish në tokë dhe punonjës të shërbimeve emergjente që shuanin zjarret në tezgat e tregut, si dhe makina të djegura dhe të shkatërruara.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, janë dëmtuar 20 dyqane, linja elektrike, një godinë administrative dhe një pjesë e një pallati.

Punonjësit e shërbimit të urgjencës shuan zjarrin që dëmtoi rreth 30 salla të tregut, tha Klymenko.

Ekipet po kërkojnë nën rrënoja për civilë të bllokuar. Sulmi ndodhi teksa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken po viziton Kievin dhe pritet të njoftojë më shumë se 1 miliard dollarë financime të reja nga SHBA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50498 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE