Edhe pak ditë nga iPhone 15, ja çfarë pritet dhe sa do të kushtojë

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe pak ditë nga iPhone 15, ja çfarë pritet dhe sa do të kushtojë

12 shtatori është data kur Apple pritet të prezantojë modelin e ri të smartfonit, iPhone 15.

Telefoni i ri pirtet të ketë një port për karrikim të ngjashëm me pajisjet Android, kjo për t’i shërbyer unifikimit të karrikusëve në mbarë botën si dhe do të ketë “zoom” të kamerës më të mirë.

Apple pritet të prezantojë gjithashtu edhe modelin e ri të orës dhe “Airpods”.

Analistët thonë se iPhone i ri mund të kushtojë 100 dollarë me shtrenjtë se modeli i mëparshëm. Kjo do të bënte që Apple të ngrinte çmimin për herë të parë në shumë vite.

Nëse do të jetë kështu, një iPhone 15 standard 6.1 inç me 128 gigabajt hapësirë mund të fillojë nga 899 dollarë, ndërsa iPhone 15 Plus 6.7 inç mund të fillojë nga 999 dollarë.

IPhone 15 do të ketë një çip bionik A17 “dukshëm më të shpejtë”, jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë, një portë karikimi të tipit C, teknologji “të përmirësuar” të kamerës kornizë prej titani.

Një nga përmirësimet më të mëdha pritet të jetë lentja e kamerës periskop të iPhone 15 Pro Max, për të cilën Apple tha se “rrisin ndjeshëm aftësinë e zmadhimit optik”. Lentja ofron një zmadhim optik 5x-6x – deri në dyfishin e zmadhimit të iPhone 14 Pro.

IPhone 15 gjithashtu ka të ngjarë të ketë një portë karikimi USB-C, të njëjtin port të integruar në modelet e smartfonëve Android.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE