“Është miku im më i mirë”- Mikela flet për partnerin e saj

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është miku im më i mirë”- Mikela flet për partnerin e saj

Pas pjesmarrjes në disa programe televizive, Mikela Pupa vazhdon ende të jetë në vëmendjen e publikut dhe të ngjallë kuriozitet me detaje nga jeta e saj.

Ish konkurrentja e “Big Brother VIP” organizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit, ku u përgjigjet pyetjeve të ndryshme.

Së fundmi Mikela ka treguar se ka dikë në jetën e saj, të cilin e cilësoi edhe si mikun më të mirë.

“Nëse historia e dashurisë mes teje dhe të dashurit tënd do kishte titull, si do ja vije?”- ishte pyetja e një prej ndjekësve, së cilës Mikela iu përgjigj:

“Best Friends first..Duke qenë se ne kemi qenë shokë të ngushtë para, dhe tani që jemi të lidhur vazhdon të jetë së pari miku im më i mirë që më dëgjon dhe më këshillon për gjithcka.”

Kujtojmë se jeta sentimentale e Mikelës ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohës që ajo ishte pjesë e “Për’puthen” nga ku doli çift me Erion Kukaj, edhe pse lidhja e tyre nuk arriti të zgjaste jashtë programit.

Më pas, gjatë pjesmarrjes në “Big Brother VIP” ajo nuk u përfshi në asnjë romancë me banorët e tjerë të shtëpisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49617 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE