Ilir Shaqiri bën postimin e papritur krah Luizit dhe Donaldit! (Foto)

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilir Shaqiri bën postimin e papritur krah Luizit dhe Donaldit! (Foto)

Ditën e djeshme, balerini mjaft i njohur, Ilir Shaqiri, në një intervistë për “Wake Up”, konfirmoi se do të rikthehet në produksionet e Top Channel, këtë herë si kryetari i jurisë së “Dancing with the stars”.

“Për mua rëndësi ka të jem korrekt me veten, te them atë që mendoj për konkurrentin. Po të jesh vetvetja, je në rregull. Baleti është diçka që duket aq qartë. Pikët e mia do jenë të qarta nga ana ime”, tha balerini.

Gjithashtu, Iliri bëri dhe një kërkesë të papritur lidhur me sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”. Në një situatë hipotetike, nëse do të rifutej sërish në reality show, ai do të donte të përballej me dy personazhe të fortë, duke përmendur për të kthyer në program Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.

I pyetur se kush do të fitonte mes tyre, ai u shpreh: “Atë e di sovrani.”

Mirëpo pak më parë, Shaqiri bëri një postim të papritur në Instagram. Ai postoi një foto të vjetër nga sezoni i kaluar i BBV, ku shihej pikërisht krah Donaldit dhe Luizit.

Postimit i bashkangjiti shkrimin: “Tu prit kuçedrat”, duke etiketuar dhe dy ish-banorët.

Për çfarë po na paralajmëron balerini?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE