Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Berishës!

vovalbania December 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvendi  i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Berishës!

Pas votimit me 75 vota pro, në një tjetër seancë plenare të tensionuar, Kuvendi i Shqipërisë i dërgon SPAK-ut vendimin mbi dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit. Bashkë me këtë vendim, njoftohet se Prokurorisë së Posaçme iu dërguan edhe dy raportet e maxhorancës e të deputetit Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të zhvilluar më 18 dhjetor.

Kuvendi e dha autorizimin për Berishën, por çfarë ndodh tani? Përmes një korrieri special ose postës, SPAK-u i drejtohet Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e “Detyrimit për paraqitje” dhe “Ndalimit të daljes jashtë vendit” me një masë më të ashpër. Deri tani, prokurorët nuk e kanë konfirmuar nëse do të jetë “Arrest në burg” apo “Arrest në shtëpi”. Një burim jo zyrtar tha për Top Channel se dy prokurorët do të kërkojnë “Arrest në shtëpi”.

Deputetë të përjashtuar për kaosin në seancat e kaluara tentuan të hynin në selinë e Parlamentit, por nuk u lejuan nga Garda. Ndërkaq, në sallën ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, sërish u ndezën flakadanë e Flamur Noka shtyu me karrige efektivë të Gardës. Jashtë Kuvendit, mbahej  protesta e opozitës me moton: “O SOT, O KURRË!”.

Sali Berisha reagoi pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të tij, çka i hap rrugë arrestimit, duke e quajtur “akt të paligjshëm”. Fillimisht, foli për gazetarët në oborrin e parlamentit e më tej iu drejtua protestuesve me një fjalim. Tashmë, Berisha ndodhet në zyrën e tij në Selinë Blu, ku shkoi në këmbë, i shoqëruar nga deputetë e mbështetës. Nga shkallët e godinës përsëriti se është më i fortë dhe më i vendosur se kurrë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE