Mos ndoshta Arbana sapo na konfirmoi emrin e parë të konkurrentes së “Dancing with the Stars”?!

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Arbana sapo na konfirmoi emrin e parë të konkurrentes së “Dancing with the Stars”?!

Me publikimin e promos së “Dancing with the Stars”, shumë emra po qarkullojnë në shypin rozë në lidhje me konkurrentët e këtij edicioni por deri tani ende nuk ka një konfirmim nga autorët e programit.

Ditën e sotme, Arbana Osmani duket se ka konfirmuar në mënyrë indirekte konkurrenten e parë të “Dancing” dhe bëhet fjalë për Enxhi Nasufi.

Ka qënë një postim në Instagram që ka nxjerrë zbuluar moderatoren, përmes së cilit ka komunikuar me Enxhin.

Këngëtarja ka postuar një fotografi, teksa ka përgatitur një recetë të Arbanës dhe bashkangjitur ka shkruar: “Me cilësinë nuk ta marr dot por na torturove me ato “story””.

Osmani ka ripostuar fotografinë e Nasufit, ku bashkangjitur shkruan: “Ha moj Enxhi ha se ti do i djegësh, po unë ku t’i çoj”, duke nënkuptuar që këngëtarja mund të jetë një ndër pjesëmarrëset e këtij edicioni.

Enxhi ka qënë një emër mjaft i përfolur në media për pjesëmarrjen e saj në “Dancing” dhe duket se spekulimet mund të jenë konfirmuar aksidentalisht nga Arbana.

Projekti i suksesshëm i “Dancing With the Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51680 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE