Fabio Capello reagon ashpër ndaj shkarkimit të Jose Mourinhos…

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fabio Capello reagon ashpër ndaj shkarkimit të Jose Mourinhos…

Trajneri Jose Mourinho u shkarkua nga pankina e Romës dy ditë pas humbjes ndaj Milanit. Pas kësaj disfatë verdhekuqtë renditen në vendin e 9-të në Seria A ndërsa pak ditë më parë u eliminuan nga Kupa e Italisë, nga Lazio. I intervistuar nga “Sky Sport”, ku kërkohej një koment për shkarkimin e Jose Mourinhos, Fabio Kapelo është shprehur ashpër me pronarët amerikanë të Romës që vendosën të shkarkojnë ‘Specialin’.

Mendoj se këto shoqëri amerikane punojnë pa respektuar njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. E pamë te Milani, në mënyrën se si larguan një legjendë si Paolo Maldini dhe në Romë me Mourinhjon. Nuk ka pikë ndjeshmërie nga ana e tyre, për ta gjithçka është vetëm biznes. Megjithatë, mendoj se nevojitet edhe respekti, ndoshta duke arritur fillimisht një marrëveshje kokë më kokë dhe jo me një deklaratë apo telefonatë.

Sipas 74-vjeçarit, trajneri i fundit që fitoi një kampionat me kryeqytetasit verdhekuq (në vitin 2001) “ishte e qartë se diçka nuk po funksiononte nga fakti që pronarët nuk iu përgjigjën kërkesave të tij në lidhje me merkaton dhe nevojat teknike. E trajtuan në mënyrën më pak dinjitoze dhe po flasim për një nga trajnerët më të rëndësishëm në historinë e futbollit. Personalisht, më ka ndodhur edhe në Rusi (ku ai drejtonte kombëtaren), kur më njoftuan për shkarkimin teksa gjendesha në aeroport, por kjo nuk është mënyra e duhur për të komunikuar vendime të tilla”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50038 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE