Surprizë! Boksieri i njohur pjesë e “Love Island” (Foto)

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surprizë! Boksieri i njohur pjesë e “Love Island” (Foto)

Vila e dashurisë duket se nuk do të rrijë e qetë pasi një ‘bombshell’ futet mbrëmjen e sotme në Love Island Albania.

Spektakli që u transmetua live pak më parë në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës, prezantoi hyrjen më të re.

Haris Naman është ishullori më i ri që do të bëhet pjesë e ‘reality show-t’.

Haris është shumë i njohur në Angli, pasi ai ka marrë pjesë në Love Island në Angli. Ai numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Haris është shqiptar i Kosovës.

Haris është 22-vjeç ai është boksier dhe ka ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë e jetës.

“Nëse fitoj, ndoshta paratë, ndoshta dashurinë duke parë e duke bërë”.

Kjo eksperiencë e re për Haris nuk është e panjohur, por një gjë e dimë me siguri që ujërat në vilën e dashurisë janë trazuar sërish.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE