Euro 2024, sonte Shqipëri-Poloni/Takim vendimtar për kuqezinjtë!

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro 2024, sonte Shqipëri-Poloni/Takim vendimtar për kuqezinjtë!

Sonte luhet Shqipëri-Poloni. Dueli i orës 20:45 zhvillohet në “Air Albania”, në kryeqytet ku policia ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e takimit vendimtar për kuqezinjtë në rrugëtimin drejt Euro 2024. Disa akse do të bllokohen duke nisur nga ora 15:00.

Shqipëria mban vendin e dytë në Grupin E dhe të vetmen mungesë për sot ka Qazim Laçin. Ndeshja do të transmetohet në Supersport 2. Trajneri brazilian Sylvinho parashikon një ndeshje të bukur dhe të luftuar përballë një Polonie me lojtarë shumë cilësor dhe me një trajner me përvojë.

E kam thënë që grupi është i vështirë. Jemi këtu, kemi bërë gjysmën e rrugëtimit deri tani. Jemi në pozicion të mirë, por ka shumë punë për të bërë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, askush nuk të dhuron gjë.

Do të ketë momente që duhet të bëjmë presion, por do të ketë edhe momente kur duhet të tërhiqemi dhe të presim kundërshtarin.

Historinë e konsideron pikën e fortë të Polonisë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i polakëve, Fernando Santos u shpreh se e vlerëson shumë Shqipërinë dhe se e njeh mirë forcën e saj, edhe nga përballjet në të kaluarën.

As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk hyjmë për barazim, secila skuadër do të luajë për të fituar. Shqipëria është një kundërshtare me shumë cilësi, ne do të luftojmë. Është një skuadër që zhvillohet vazhdimisht, kam qenë në krye të një skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në vitin 2016 dhe jam i vetëdjishëm për forcën e saj.

Është një skuadër e mirëorganizuar dhe me cilësi shumë më të mirë se më parë. E njoh mjaft edhe trajnerin e kundërshtarëve. Është një skuadër që di të mbrojë dhe të sulmojë, është e organizuar dhe të dyja skuadrat do të luajmë për fitore.

Në futboll dikush fiton, dikush humbet. Në rast se fitojmë do të shikojmë ndeshjet e radhës dhe do ta kemi vetë në dorë fatin tonë, në të kundërt do të varemi nga të tjerët.

Tre ditë më parë, më 7 shtator, Shqipëria u përball me Çekinë, po në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024. Takimi përfundoi në barazim 1-1.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49582 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE