Nesër seanca e Kuvendit për të votuar dekretet e presidentit për ndryshimet në qeveri!

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nesër seanca e Kuvendit për të votuar dekretet e presidentit për ndryshimet në qeveri!

Nesër në orën 14:00, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një seancë plenare ku pritet që të votohen dekretet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për lirim dhe emërimin e ministrave. Kryetari i shtetit i dekretoi dje pas kthimit nga vizita në Kazakistan. Eshtë fjala për ndryshimet e fundit në qeveri, të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në fillimjavë, pasditen e 4 shtatorit në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka nxjerrë urdhrin me rendin e ditës të përcaktuar për miratimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për shkarkimin nga detyra të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, të ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali e të ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

Po ashtu, dekretin e presidentit Begaj për shkarkimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimin e saj si ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Kreu i vendit dekretoi shkarkimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe emërimin e saj si ministre e Arsimit dhe Sportit.

Rendi i ditës në parlament përfshin edhe miratimin e dekretit të presidentit për emërimin e Igli Hasanit ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ervin Metes ministër për Ekonominë dhe Financat, Anila Denajt ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albana Koçiut ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arbian Maznikut ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Kuvendi do të votojë edhe Projektvendimin “Për lirimin nga detyra të Ervin Metes si Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, AMF si dhe nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

Pas seancës pleanare, ministrat e rinj duhet t’i drejtohen Presidencës për të bërë betimin dhe e marta e 12 shtatorit do t’i gjejë në punë, në detyrat që iu janë besuar në krye të dikastereve përkatëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE