“Nuk prisha unë marrëdhënie”, Fifi flet për raportet me Adrola Dushin

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk prisha unë marrëdhënie”, Fifi flet për raportet me Adrola Dushin

Romanca e Fifit me ish partnerin e Adrola Dushit, Adis Patushin, tërhoqi vëmendjen e mediave në fillimet e saj.

Por Fifi ka folur së fundmi për lidhjen e saj dhe për raportin me ish-bashkëshorten e Adisit, modelen bukuroshe, Adrola Dushi.

“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, tha Fifi.

Ajo foli dhe për komentet e njerëzve, duke thënë se janë tërësisht të panevojshme, pasi njohja e saj me partnerin erdhi shumë vite pasi ai ishte ndarë nga Adrola.

“Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur Adisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbysh gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”, tha Fifi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE