Dita e parë e shkollës, Luizi shoqëron fëmijët e shtëpisë ‘Zyber Hallulli’

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e parë e shkollës, Luizi shoqëron fëmijët e shtëpisë ‘Zyber Hallulli’

Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, nisi viti i ri shkollor 2023-2024.

Për herë të parë, ulen rreth 29 mijë nxënës, ndërsa në klasat e 10-ta afro 27 mijë.

E duket se ditës së parë të shkollës i është bashkuar edhe këngëtari i njohur, Luiz Ejlli.

Në një video të publikuar nga “Top Channel”, Luizi shihet teksa ka shoqëruar për në shkollë fëmijët e shtëpisë ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë.

Me çantat dhe lulet në duar, fëmijët e shtëpisë ‘Zyber Hallulli’ do të ulen sot në bankat e shkollës në nisje të këtij viti të ri shkollor.

Nga ana tjetër, tekste falas përfituan të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasa e parë deri në të 9-ën, si dhe 16 kategori në nevojë, të veçanta, në arsimin e mesëm. Ata janë që nga statusi i jetimit, me vështirësi ekonomike në familje, nxënësit me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe egjiptian, etj.

Këtë vit, risia është se të gjithë nxënësit nga klasa e parë në të tretë, tekstet i kanë falas, me vetëm një përdorim. Kjo do të thotë se nxënësit nuk e kanë detyrimin që në fund të vitit shkollor t’i dorëzojnë tekstet. Për shkak të moshës së vogël dhe vështirësisë që kanë për t’u kujdesur mirë për librin, shumë tekste janë me shënime dhe bëhet e vështirë që nxënësit e brezit tjetër t’i përdorin.

Gjithashtu, përmes paketës “Siguria në shkolla” do të garantohet më shumë siguri e mbrojtje, për të parandaluar çdo rrezik që mund t’iu shfaqet nxënësve. Politika uroi fillimin e vitit shkollor

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE