Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Francë, policia ekzekuton një person të armatosur!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Francë, policia ekzekuton një person të armatosur!

Policia franceze sot qëlloi për vdekje një burrë të armatosur me thikë, i cili po kërcënonte punonjësit e sigurisë në aeroportin “Roissy Charles de Gaulle” të Parisit. Për agresorin thuhet vetëm se ishte i pastrehë dhe kërcënonte stafin e sigurisë së aeroportit e policinë, por nuk jepen detaje të tjera, të paktën për momentin.

Këtë mëngjes, policia neutralizoi një individ të armatosur me një thikë në aeroportin “Roissy Charles de Gaulle”.

Ngjarja ndodhi në terminalin 2F të aeroportit të kryeqytetit francez rreth orës 08:20 të mëngjesit.

Një person i pastrehë po shqetësonte agjentët e sigurisë dhe policia kufitare u thirr për të ndihmuar në largimin e tij. Fillimisht, burri u largua dhe vazhdoi t’i ofendonte në distancë. Më pas, ai u kthye e nxorri një thikë. Më tej, një nga oficerët e policisë përdori armën e tij.

Për mediat, një fotograf i AFP-së, i dëshmitar i skenës shpjegoi:

Një burrë i gjatë me ngjyrë, nxori një objekt që dukej si thikë në drejtim të policisë. U dha një paralajmërim, por ai vazhdoi të lëvizte përpara dhe një polic qëlloi. Vetëm një e shtënë u dëgjua.

Viktima u vendos në barelë dhe u evakuua në një zonë të ndaluar për pasagjerët. Policia franceze bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë të dhënë se sulmi kishte të bënte me terrorizmin, një çështje e nxehtë, që në të kaluarën, Franca e ka vuajtur në “kurriz”, me disa sulme tronditëse, me një numër viktimash. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për ngjarjen e orët në vijim priten më shumë të dhëna.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45305 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE