E bujshme nga Italia, Paul Pogba rezulton pozitiv në testin anti-doping!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E bujshme nga Italia, Paul Pogba rezulton pozitiv në testin anti-doping!

E pabesueshme, por e vërtetë. “Fantazisti” francez i mesfushës së Juventus ka dalë pozitiv në një test dopingu, të kryer më 20 gusht të këtij viti, menjëherë pas sfidës hapëse të kampionatit, ndaj Udinese.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “Corriere.it”, analizat e kryera zbuluar nivele të lartë, të testosteronit në gjak, substancë kjo e cila është e lejuar të merret vetëm në raste të veçanta.

Për këtë arsye, “fantazisti” francez, kampion bote me Francën në vitin 2018, rrezikon një dënim maksimal prej 4 vitesh skualifikim nga të gjitha aktivitet sportive, por vendimi për të ardhmene e tij nuk është marrë ende.

Ndërkaq, kujtojmë se, rasti i fundit i një lojtari, i cili rezultoi me doping në Serie A është ai i argjentinasit të Atalanta, Jose Luis Palomino, i cili doli pozitiv për substancën e nandrolones në vitin 2022, por më pas u lirua nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE