Shqiptarja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pas debatit me bashkëshortin/ Detajet nga ngjarja e rëndë

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptarja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pas debatit me bashkëshortin/ Detajet nga ngjarja e rëndë

41-vjeçarja Shpresa Kreku, nga fshati Bilce i Beratit i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë pasi kishte konsumuar tri kokrra fostoksinë.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një debati mes saj dhe bashkëshortit, i cili ndodhet në Greqi.

Menjëherë ajo ka vënë në dijeni vëllanë e saj, ku i ka treguar për aktin që do të kryente dhe i ka treguar të bëjë kujdes për dy fëmijët e saj.’Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët’- i ka thënë ajo.

Menjëherë pas kësaj telefonate vëllai i saj është nisur për në banesën e saj ku e ka gjetur në gjëndje të rëndë shëndetësore, dhe fillimisht e dërgoi në në spitalin Rajonal Berat e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe humbi jetën disa minuta pasi kishte mbërritur.

Gjatë momenteve të fundit të jetës, 41-vjeçarja ka kërkuar të varroset në vendlindje aty ku dhe familjarët e saj jetojnë momentalisht, sakaq në lajmërimin e vdekjes nuk përmendej emri i bashkëshortit, por vetëm i fëmijëve dhe i vëllait.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE