Me pak nxënës nga emigrimi, 350 mijë nxënës në shkollat publike

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me pak nxënës nga emigrimi, 350 mijë nxënës në shkollat publike

Dita e parë e shkollës nisi me nxënësit që këndonin në të gjithë vendin himin kombëtar. Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se këtë vit shkollor numri i nxënësve është rreth 350 mijë nga klasa e parë në klasë të 12, por këtu nuk përfshihen nxënësit e arsimit profesional dhe fëmijët e kopshteve.

“Dioni na mungon ka ikur në Gjermani. Mungojnë dy – tre nxënës”– shprehet një arsimtare.

Rënia e numrit të nxënësve në të gjithë Shqipërinë vazhdon edhe këtë sezon mësimor, ku në klasë të dhjetë janë regjistruar rreth 1 mijë të rinj më pak se vjet, 27 mijë. Ndërsa në klasë të parë shifra është e përafërt me vjet, 29 mijë.

Top Channel mëson se në arsimin profesional në mbarë vendin numri i nxënësve është mbi 16 mijë e 500, teksa në vit të parë janë regjistruar më shumë se 4200 nxënës, ku ndryshe nga shkollat në zonat rurale që po tkurren nga nxënësit, për arsimin profesional po vihet re një rritje interesi me 5% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Me udhëzimin e ri, Ministria e Arsimit bazuar në situatën aktuale me emigrimin e familjeve shqiptare por edhe me synimin për rritjen e cilësisë së mësimit, ka ulur numrin e nxënësve në klasë, ku maksimalja e lejuar është 30 nxënës për klasë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE