Nis viti i ri shkollor, dita e parë pa probleme në Tiranë!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis viti i ri shkollor, dita e parë pa probleme në Tiranë!

Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar nisi viti i ri shkollor 2023-2024. Për herë të parë, ulen rreth 29 mijë nxënës, ndërsa në klasat e 10-ta afro 27 mijë. Tekste falas përfituan të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasa e parë deri në të 9-ën, si dhe 16 kategori në nevojë, të veçanta, në arsimin e mesëm. Ata janë që nga statusi i jetimit, me vështirësi ekonomike në familje, nxënësit me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe egjiptian, etj.

Këtë vit, risia është se të gjithë nxënësit nga klasa e parë në të tretë, tekstet i kanë falas, me vetëm një përdorim. Kjo do të thotë se nxënësit nuk e kanë detyrimin që në fund të vitit shkollor t’i dorëzojnë tekstet. Për shkak të moshës së vogël dhe vështirësisë që kanë për t’u kujdesur mirë për librin, shumë tekste janë me shënime dhe bëhet e vështirë që nxënësit e brezit tjetër t’i përdorin.

Gjithashtu, përmes paketës “Siguria në shkolla” do të garantohet  më shumë siguri e mbrojtje, për të parandaluar çdo rrezik që mund t’iu shfaqet nxënësve. Politika uroi fillimin e vitit shkollor.

Në Tiranë, nisi pa probleme dita e parë e shkollës. Trafiku paraqitet normal. Policia Bashkiake ka marrë masa në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, për të ndaluar apo ndëshkuar me masa administrative automjetet që shkelin urdhrin e entit pronar të rrugës (bashkia Tiranë), për kufizimet e lëvizjes së automjeteve në oraret e ndaluara, që janë 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (mallrash), si dhe atyre mbi 3.5 ton që ndalohet të hyjnë nga ora 07:00-20:00, në brendësi të unazës së mesme e të vogël të qytetit.

Për ditën e parë të shkollës në Tiranë, janë angazhuar në terren 300 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe 200 efektivë të Policisë Rrugore për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nxënësve në shkolla gjatë procesit mësimor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE