’Njeriu edhe gabon’’, këngëtarja shqiptare e penduar për ndërhyrjet estetike, zbulon si dukej para ndryshimeve

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
’Njeriu edhe gabon’’, këngëtarja shqiptare e penduar për ndërhyrjet estetike, zbulon si dukej para ndryshimeve

Përshtatja me trendin dhe pasiguritë fizike kohët e fundit kanë dërguar në mas të madhe edhe vajzat e reja drejt ndryshimeve dhe ndërhyrjeve estetike.

Ndonëse jo në tregun shqiptar, kemi dëgjuar shpesh yje botërore që kanë shprehur pendimin për ndërhyrjet duke dashur të ndikojnë edhe tek fanset e tyre.

Një gjë të tillë e ka shprehur publikisht edhe Poni.

Këngëtarja shqiptare është munduar të përcjell një mesazh duke shprehur se është penduar se ka bërë ndryshime në buzë dhe vetulla.

Poni ka postuar një foto të vjetër para ndërhyrjeve duke shprehur se ishte një gabim që s’mund ta kthejë pas.

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë : Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ) kur më pyesin ku e ke bërë hunden. Dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë 3 Gjenerata 1)2)3”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Poni Official (@poniii_official)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE