Pse fansat janë të inatosur me këngëtarin Ed Sheeran?!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse fansat janë të inatosur me këngëtarin Ed Sheeran?!

Ed Sheeran, ka anuluar në moment të fundit koncertin e tij në Las Vegas. Lajmin për anulimin e dha vetëm disa orë para se të dilte në skenë, gjë e cila shkaktoi zemërim te shumë fansa. 32-vjeçari kishte planifikuar të performonte për ta në mes të turneut të tij në Amerikën e Veriut. Pas anulimit, ylli i popit postoi në “Instagram”-in e tij një deklaratë ku u kërkonte falje fansave të tyre:

“Nuk mund ta besoj se po e shkruaj këtë, por ka pasur disa sfida me të cilat jam përballur gjatë përgatitjes së koncertit tonë në Vegas. Është e pamundur të vazhdohet me shfaqjen. Më vjen shumë keq. E di që të gjithë kanë udhëtuar deri këtu dhe do të doja ta ndryshoja këtë”.

“Koncerti do të shtyhet për të shtunën më 28 tetor dhe të gjitha biletat e blera do të jenë të vlefshme për atë datë. Më vjen shumë keq”.

Shumë nga fansat e këngëtarit ishin shumë të zhgënjyer me lajmin fatkeq dhe zemërimin e tyre e shfaqën edhe në rrjetet sociale. Njëri prej fansave shkroi:

 “Çmenduri! Kaq zhgënjyese. Prita jashtë në vapë për gati 2 orë”, ndërsa një tjetër komentoi: ‘Po paguaj hotelin tim? Pse më bën të qëndroj këtu për 2 orë”. Një person tha se pa njerëz që humbnin ndjenjat nga vapa ndërsa prisnin në radhë.

Rikujtojmë se, para disa kohësh miqtë dhe bashkëpunëtorët e vjetër u panë duke ngrënë darkë në klubin vetëm për anëtarët Zero Bond në New York City. Swift kishte veshur një fustan në ngjyrë kafe dhe këpucë të zeza me platformë, ndërsa muzikanti i “Bad Habits”, zgjodhi një pamje më të thjeshtë me një bluzë të bardhë dhe xhinse të zeza. Takimi i këngëtares së “Anti-Hero” me Sheeran vjen menjëherë pasi Swift përfundoi pjesën më të fundit të turneut të saj në Amerikën e Veriut. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE